Bora Zemani nis xhirimet për projektin e ri: Vjen së shpejti

Mediale Vip

Bora Zemani nis xhirimet për projektin e ri: Vjen së shpejti

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 23:04
Bora Zemani

Pas largimit nga “Digitalb”, moderatoren e njohur Bora Zemani e kemi parë nën logo të ndryshme televizionesh.

Fillimisht ajo u shfaq në “Tv Klan”, ku së bashku me Ardit Gjebrean prezantoi “Kënga Magjike”.

Më pas, moderatorja u zhvendos në platformën “Tring”, ku së bashku me vëllezërit e njohur Romeo e Donad Vesha, moderojnë emisionin “3shat”.

Ndërkohë ditën e sotme, Bora ka zbuluar se ka nisur përgatitjet për projektin e ti. Në “Instastory, ajo ka publikuar një video të shkurtër ku tregon se kanë nisur xhirimet që në orët e para të mëngjesit.

“Projekt i ri. Vjen së shpejti”, shkruan Bora mbi video, duke mos zbuluar detaje të tjera se ku dhe kur do të transmetohet projekti i saj më i ri. Ende nuk dihet nëse ajo do të vazhdojë të jetë pjesë e “Tring” apo do të eksperimentojë në ndonjë tjetër televizion.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat