Ky koment i thotë të gjitha për raportin që ka Dua Lipa me Bella Hadid

Mediale Vip

Ky koment i thotë të gjitha për raportin që ka Dua Lipa me Bella Hadid

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 17:26
Dua Lipa, Anwar dhe Bella Hadid

Dua Lipa që nga momenti kur e bëri publike lidhjen me Anwar Hadid, në publik u komentua raporti që këngëtarja ka me modelet Gigi dhe Bella.

Ishte Gigi ajo e cila shumë herë është parë teksa i bënte komente të ëmbla Duas, por e njëjta nuk vshtë vërejtur tek Bella.

Thashethemet për raporte të ftohta mes Duas dhe kunatës Bella, u ndizën në ditëlindjen e këngëtares, të cilën ajo nuk e uroi.

Së fundi, Dua Lipa ka publikuar disa imazhe bashkë me të dashurin duke bërë ‘sërf’, e në sy të bie komenti i Bellës.

“Praktikisht, sekuenca ime e preferuar e të gjitha kohërave”, ka shkruar ajo.

Mjaftoi ky koment për të kuptuar që dyshja kanë raporte shumë të mira me njëra-tjetrën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat