Dakota Johnson pjesë e Global Citizen Festival

Mediale Vip

Dakota Johnson pjesë e Global Citizen Festival

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 20:51
Dakota Johnson

Dakota Johnson është fytyra publike e radhës që po i bashkohet listës së nikoqirëve të festivalit të muzikës Global Citizen 2019.

Aktorija 29-vjeçare sapo nënshkroi për të qenë pjesë e festivalit, i cili do të mbahet më 28 shtator në Central Park të New York-ut.

Dakota aty do t’i bashkohet ekipit të nikoqirëve të tjerë të bërë publikë, si Connie Britton, Nina Dobrev, Becky G, Bridget Moynahan dhe Kal Penn.

Emra të tjerë të zbuluar janë edhe Becky Lynch, Aasif Mandvi, Erin Richards, Seth Rollins dhe Savannah Sellers.

Ky festival vjetor u bën thirrje udhëheqësve botërorë që të mobilizohen për çështjen e lëvizjes globale në luftimin e varfërisë ekstreme.

Ky event është falas, por të pranishmit duhet të shkarkojnë aplikacionin Global Citizen për shansin që të fitojnë bileta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat