Revista amerikane, Can Yamanin e shpall aktorin më të mirë të serialeve

Mediale Vip

Revista amerikane, Can Yamanin e shpall aktorin më të mirë të serialeve

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 21:02
Can Yaman

Can Yaman është një ndër aktorët më të suksesshëm të momentit në shtetin turk.

Artisti muaj më parë ka pranuar se prindërit i ka shqiptarë, e cila gjë e bënë të ndihet krenar dhe se ka probleme ta thotë para mediave.

Por, zeshkani së fundi në kategorinë e meshkujve është shpallur edhe si aktori më i mirë në botë sa i përket roleve në seriale.

Kështu së paku raporton gazeta e mirënjohur amerikane e botës së shoubizit, “E! News”, e cila e ka rendit në pozitën e parë 29-vjeçarin që aktualisht jeton në Stamboll.

Theksojmë se ai u bë tejet i njohur te publiku edhe me rolin në hit serialin që transmetohen në kanalin Star, “Erkenci Kus”, i cili ka bërë për vete edhe publikun shqiptar.

Ndryshe, Yaman pos aktrimit me profesion është jurist, ku studimet i ka kryer në vitin 2012, por që aktualisht nuk e ushtron këtë profesion

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat