Kreatorja e modës, Lia Stublla dhuron 50 çanta për fëmijët në nevojë

Mediale Vip

Kreatorja e modës, Lia Stublla dhuron 50 çanta për fëmijët në nevojë

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 21:41
Lia Staublla

Viti i ri arsimor në Kosovë pritet të fillojë 2 Shtator, megjithëse SBASHK-u ka paralajmëruar se do të hyjnë në grevë.

E kreatorja e modës, Lia Staublla ka bërë një veprim që duhet të duartrokitet, por edhe të ndiqet prej të tjerëve.

Në fakt, artistja e modës ka vendosur që përmes fondacionit të saj humanitar, “LS Foundation”, të dhurojë 50 çanta për fëmijët në nevojë.

“Këto 50 çanta me pajisje elementare të shkollës janë sasi e vogël në krahasim me nevojën që është në vendin tonë“, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Dizenjatorja e njohur shpreson se kësaj ideje t’i bashkohen edhe shumë njerëz tjerë, kështu duke e bërë të mundur qe çdo fëmijë në nevojë ta ketë më të lehtë fillimin e vitit shkollor.

Ndryshe, zeshkania shumë shpejt pritet të vjen me kreacionet e reja të modës para publikut të gjerë. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat