Këngëtarja shqiptare çudit jurinë në Rusi, merr pikët maksimale

Mediale Vip

Këngëtarja shqiptare çudit jurinë në Rusi, merr pikët maksimale

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 08:22
Inis Neziri

Këngëtarja shqiptare Inis Neziri po korr sukses të madh në Rusi. Këto ditë ajo po konkurron në festivalin e talenteve “New Wave Festival” në Rusi.

Këngëtarja shqiptare e cila ka kënduar në “Kënga Magjike” me Flori Nazifin dhe ka fituar tek konkursi i fëmijëve "Gjeniu i vogël", ka arritur të çudisë jurinë ruse duke marrë pikët maksimale.

Me performancën e saj në 27 gusht, Inisi ka befasuar, duke u vlerësuar nga të gjithë pjesëtarët e jurisë me 10 pikë.

Pas kësaj ajo do të këndojë në finalen e festivalit, më 29 gusht.

Më poshtë gjeni këngën e kënduar prej saj dhe momentin e votimit të jurisë. “New Wave Festival” është një festival ku marrin pjesë të rinj nga e gjithë bota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat