Loredana po sjell projektin e ri muzikor.
Loredana Zefi ka bashkuar forcat me Meron për projektin e ri muzikior, titulli i të cilit do të jetë “Kein Plan”.
Reperja ka publikuar imazhe nga prapaskenat e klipit të këngës, ku edhe e zbuloi datën e publikimit të saj.
“Kein Plan” do të publikohet më 6 shtator, ndërsa fansave u mbetet të shohin se çfarë kanë përgatitur këtë herë këta dy artistë.