Shenjat që i bënë të gjithë të mendojnë se gjërat s’po shkojnë mirë mes Loredanës dhe Mozzik

Mediale Vip

Shenjat që i bënë të gjithë të mendojnë se gjërat s’po shkojnë mirë mes Loredanës dhe Mozzik

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 20:14
Loredana dhe Mozzik

Loredana dhe Mozzik, Bonnie dhe Clydee shqiptarë, duket se po kalojnë ditë jo shumë të lumtura. Sot në media kanë qarkulluar lajme se lidhja e tyre është në krizë, megjithatë çifti vetë nuk ka folur publikisht rreth kësaj çështjeje. Thashethemet filluan menjëherë pasi Mozzik nuk ishte i pranishëm në xhirimet e videoklipit të fundit të Loredanës, që është një bashkëpunim me reperin turko-gjerman Mero. Duke qenë se Mozzik e shoqëron ngado partneren, mungesa e tij në projektin e ri të Loredanës ishte diçka që nuk mund të mos binte në sy.

Image

Po ashtu, Mozzik dhe Loredana postojnë gjithmonë teaser-a për projeketet e njëri-tjetrit. Kënga e re e Loredanës do të publikohet më 6 shtator dhe nga Mozzik nuk ka asnjë postim lidhur me këtë gjë. Për më tepër, ata kanë rreth dy javë pa publikuar foto së bashku.

Image

Të gjitha këto shenja bënë që të lindin dyshimet se diçka nuk shkon mes Loredanës dhe Mozzik. Prive ka kontaktuar me burime pranë çiftit dhe ata kanë konfirmuar të njëjtën gjë. Nëse e gjithë kjo është e vërtetë, shpresojmë që të jetë diçka kalimtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat