“Më telefono të lutem”, i shkruan Policia e Shtetit në “Instagram”, blogerja shqiptare vihet në siklet

Mediale Vip

“Më telefono të lutem”, i shkruan Policia e Shtetit në “Instagram”, blogerja shqiptare vihet në siklet

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 14:44
Zhaklin Lekatari

Blogerja e njohur Zhaklin Lekatari, deklarata e së cilës “meshkujt shqiptare nuk dinë të bëjnë seks” mori vëmendje të madhe, është gjendur në një situate e cila i është dukur e pazakontë, pasi kur ajo ka bërë një “Story” në “Instagram” dhe ka bërë tag Policinë e Shtetit, ka marrë një mesazh nga faqja e kësaj të fundit në “Instagram”, që nuk dihet kush e menaxhon dhe i ka kërkuar ta telefonojë tek ai numër që i kanë shkruar.

“Kur ti ben nje story dhe ben tagg Policine e Shtetit, e cila ta kthen me numer privat.

Apo kam keqkuptuar. #policiaqenukdua”, shkruan Zhaklin.

Policia e Shtetit: Përshëndetje e nderuar

Lektatari: Policia e shtetit duhet t’i shërbeni qytetareve dhe jo të na merrni shpirtin

Policia e Shtetit: Më telefono të lutem në 069 41 19 514

Lekatari: Pse duhet të telefonoj? Ditën e mirë dhe mirupafshim

Policia e Shtetit: Më fal po e morët për keq. Fundjavë të mbarë e gjithë të mirat.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat