Brad Pitt ‘mbulon’ tatuazhin e Angelina Jolie me një mënyrë të çuditshme

Mediale Vip

Brad Pitt ‘mbulon’ tatuazhin e Angelina Jolie me një mënyrë të çuditshme

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 18:13
Brad Pitt

Jo vetëm që Brad Pitt ishte në super formë në Festivalin e Filmit në Venecia, por ai zbuloi edhe një vizatim të ri. Aktori duket se ka një tatuazh të ri afër atij që kishte të ngjashëm me ish-bashkëshorten Angelina Jolie.

Fotot e reja të aktorit 55-vjeçar, nga Festivali i Filmit në Venecia, ku ishte për të promovuar filmin “Once Upon a Time In Hollywood”, kanë zbuluar edhe një tatuazh të ri të Pitt, në pjesën e brendshme të krahut. Aktori u fotografua sapo mbërriti në Itali përpara Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia të martën, por aparatëve nuk u shpëtoi edhe ky detaj që Brad e paska zëvendësuar.

Tatuazhi i ri i Brad ndodhet pranë një tatuazhi tjetër shumë domethënës që ai ka me ish-bashkëshorten  Angelina Jolie. Vizatimi i ri i aktorit është citat i një poezie nga Rumi, e cila thotë: "Ekziston një vend, përtej të gjitha nocioneve të drejta dhe të gabuara. Do të të takoj atje”. Brad e ka vizatuar këtë edhe me Angie dhe të dy simbolizonin dasmën në vitin 2014.

Image

Nuk është e qartë se çfarë do të thotë saktësisht tatuazhi i ri i Brad, por nuk dihet gjithashtu nëse ky vizatim është vendosur enkas këtu për të fshirë gjurmën e tatuazhit ekzistues. Ka edhe dyshime se ai është si një lloj “perdeje” për të hequr qafe tatuazhin e përbashkët me Jolie.

Ky tatuazh i ri që në trupin e Brad, i shtohet listës së disa tatuazheve që ka në trup aktori i famshëm; inicialet e secilit anëtar të familjes; dizenjime nga Angelina; ditëlindja e saj; një skicë e Ötzi nga “Iceman” dhe fjala "Invictus".

Brad dhe Angelina u ndanë në vitin 2016 pas një beteje të ashpër dhe publike për kujdestarinë e fëmijëve. Edhe pse kishin vetëm dy vjet të martuar, Brad dhe Angie ishin bashkë për plot 12 vjet. Brad dhe Angie kanë së bashku gjashtë fëmijë - vajzat Zahara, 14, Shiloh, 13, dhe Vivienne, 11, dhe djemtë Maddox, 18, Pax, 15, dhe Knox, 11.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat