Cila nga këto është Selena? Sozia e frikshme e këngëtares së famshme po çmend rrjetin

Mediale Vip

Cila nga këto është Selena? Sozia e frikshme e këngëtares së famshme po çmend rrjetin

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 06:27
Lynda Merdji/Selena Gomez

Vështirë se arrini ta gjeni cila është Selena. A nuk janë si dy pika uji? Lynda Merdji është vetëm 17-vjeçare, por ka rënë në sy së fundi për ngjashmërinë e frikshme që ka me yllin e pop-it, Selena Gomez.

Janë më shumë se 61 mijë ndjekës në Instagram që e kanë identifikuar Lynda-n për ngjashmërinë e pazakontë me Selena-n, madje edhe i propozojnë asaj të provojë muzikën si “binjakja e saj identike”.

Të gjithë përdoruesit në rrjet i kanë tërhequr vëmendjen “binjakes” së bukur të këngëtares, sidomos pas postimit të fotove, ku është e dukshme ngjashmëria e saj me Gomez.

Një pjesë e madhe e postimeve të Lynda-s janë në frëngjisht, madje ajo ka qenë edhe protagoniste në klipin e këngëtarit Jayel, publikuar një vit më parë, “Pas deux comme elle”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat