Kim Kardashian zbulon se pse nuk do që të ketë më fëmijë në të ardhmen

Mediale Vip

Kim Kardashian zbulon se pse nuk do që të ketë më fëmijë në të ardhmen

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 08:17
Kim Kardashian me fëmijët

Kim Kardashian është padyshim një nga personazhet më të njohur të “Hollywood” dhe më me influencë. Ajo gjithashtu është një bashkëshorte dhe mama shumë e përkushtuar. Nga martesa e saj me reperin Kanye West, Kim ka 4 fëmijë të cilët i publikon herë pas here në rrjete sociale. Por, a ka ndërmend Kim ta zgjerojë akoma më shumë familjen e saj? Ajo bëri një “Pyetje&përgjigje” për herë të parë në ‘Instagram’ dhe iu përgjigj vetëm 3 prej tyre. “A dëshiron të kesh më fëmijë?”, i ka shkruajtur një fans, ndërsa Kim ia ka kthyer kështu: “Unë i dua të katërt fëmijët e mi, por kaq e zënë sa jam, vetëm kaq mund të përballoj dhe vogëlushët e mi kanë nevojë të gjithë për vëmendjen e tyre. Pavarësisht punëve të shumta dhe axhendës tepër të ngarkuar, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” gjen gjithmonë kohë për fëmijët, ndonjëherë zgjidhjen e gjen duke i marrë me vete ne ambientet e punës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat