Sipas mediave kroate, Rita Ora u pagua 200 mijë euro për koncertin në Zarë

Mediale Vip

Sipas mediave kroate, Rita Ora u pagua 200 mijë euro për koncertin në Zarë

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 13:00
Rita Ora

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja po vazhdon me koncerte anembanë botës dhe së fundi ka qëndruar në shtetin e Kroacisë.

Biondina ka ndezur atmosferën në qytetin e Zarës, ku ishin të pranishëm edhe shumë shqiptarë për ta ndjekur performancën e artistes sonë.

Index.hr gjatë ditë së djeshme ka raportuar minutë pas minute për koncertin e 28-vjeçares dhe së fundi ka zbuluar shumën se sa u pagua ajo.

Sipas mediumit kroat, Ora është paguar për disa orë qëndrimi dhe paraqitje në koncert hiq më pak se 200 mijë euro (1.5 milion kuna kroate).

Ndryshe, Ora ka paralajmëruar se do të mbajë edhe disa koncerte të tjera në ditët në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat