“Ngele duke i bërë burrit reklamë!”, këngëtarja shqiptare ka diçka për t’i thënë ndjekëses: E kam për…

Mediale Vip

“Ngele duke i bërë burrit reklamë!”, këngëtarja shqiptare ka diçka për t’i thënë ndjekëses: E kam për…

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 15:06
Blerina Braka me bashkëshortin

Këngëtarja e njohur, Blerina Braka, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku publikon imazhe nga jeta e saj profesionale si dhe ajo private.

Ajo herë pas here poston foto edhe me bashkëshortin e saj dhe të voglin e tyre. Por mesa duket një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga njëra prej ndjekësve të saj.

Fansja shprehet se nuk është nevoja të shohim aq shpesh bashkëshortin e këngëtares dhe komenton: “Ngele duke i bërë burrit reklamë! Je person publik”.

“Unë burrin përveçse burrë e kam dhe shok, i bie që të shumtën e kohës jemi bashkë dheee normal e bëjmë ndonjë selfie… Nuk mendoj se u jap bezdi ndjekësve të mi, pastaj burrin e kam për kopertina, pse mos t’ja bëj reklamën. (Kjo pa lekë është)”, i është përgjigjur menjëherë Blerina, duke e lënë pa fjalë komentuesen.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat