Me një pozë atraktive nga Stambolli, Morena prezanton ‘lodrën’ e saj të re

Mediale Vip

Me një pozë atraktive nga Stambolli, Morena prezanton ‘lodrën’ e saj të re

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 06:29
Morena Taraku

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, vazhdon të mbetet një ndër personazhet më të komentuar të showbizit.

Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktive dhe ndan me fansat e saj fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Jo të pakta janë rastet kur Taraku reklamon jetën e saj të re luksoze, në Turqi, kjo pasi tash e sa kohë ajo është zhvendosur në Stamboll për të jetuar.

Morena, së fundmi ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive veshur me pantallona rozë, teksa shihet hipur mbi një motor.

E veshur sportive dhe me dukje tërheqëse, modelja bukuroshe shkruan në mbishkrimin e saj se po i prezanton ndjekësit me lodrën e saj të re.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

LOOK AT MY NEW TOY ?

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on

“Shikoni lodrën time të re”, ka qenë mbishkrimi i Morena tarakut përbri kësaj fotografie.

E njëjta, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit “Swag”, në klipin e së cilit u shfaq me një paraqitje mjaft ekstravagante. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat