Godet këngëtari, i quan politikanët të korruptuar dhe kriminel

Mediale Vip

Godet këngëtari, i quan politikanët të korruptuar dhe kriminel

Nga: Bota sot Më: 1 shtator 2019 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Genc Prelvukaj, përmes një shkrimi në facebok, ka radhitur shumë arsyje të cilat qytetarët e Kosovës i përdorin.

Sipas, Prelvukaj, përderisa politikanët janë të korruptuar dhe figurat popullore bëhen kriminël atëhere as zgjedhjet nuk mund të ndryshojnë këtë gjendje, duhet të fillojmë nga gjërat më vogla e të vazhdojmë në ndryshime më të mëdha.

Postimi i plotë

1. Perderisa i drejtohemi njeri tjetrit me "o bir" dhe cdo te dhjeten fjale e kemi "pasha robt" ku kjo e fundit i referohet antareve te familjes te cilet i konsiderojme rober,

2. Perderisa ne lajmet si " nje shqiptar vret gruan sepse e kapi ne tradheti " dhe shkruhen mbi 5000 komente " mir ja ka bo k****" duke arsyetuar vrasjen dhe stimuluar vrasjet e reja

3. Perderisa na kthehet ne teme nacionale nje dasem, e bejme te famshme nje grimere, ose tallemi me persona me probleme mendore

4. Perderisa ne mesin tone ka njerez qe shpifin , fyejne, ofendojne figurat me te rendesishme kombetare

5. Perderisa femijet i cojme me telefona smart te llojit te fundit ne shkolle qe nga klasa e pare

6. Perderisa e shkruajme shqipen per faqe te zeze

7. Perderisa marrim ne telefon drejtori e profesora per ti share pse i ka vene femijes note te ulet me merite

8. Perderisa para baneses kemi plot letra e mbeturina

9. Perderisa behen figura popullore djem kriminelesh, politikanesh te korruptuar,

10 Perderisa nenat udhezojne vajzat e tyre te lidhen me djem qe kane leke si kriter kryesor

11. Perderisa pa cliruar veten duam te ikim ne shtete te huaj te clirojme te tjeret

12. Perderisa behemi patriote vetem ne ndeshje sportive

Dhe mijera gjera tjera

Vertete mendoni qe ndryshimi thelbesor arrihet me nje pale zgjedhje ?

Ndryshimi jone fillon kur ndryshojme keto me larte. Deri atehere jemi ne piken zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat