Reagon Tuna pas spekulimeve se u nda me Patris Berishën

Mediale Vip

Reagon Tuna pas spekulimeve se u nda me Patris Berishën

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 22:35
Tuna

Nora Istrefi dhe Robert Berisha tashmë kanë konfirmuar se i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Gjatë ditës së sotme u raportua se edhe këngëtarja tjetër, Altuna Sejdi, e njohur si Tuna, i ka dhënë fund kurorëzimit me bashkëshortin, Patris Berishën.

E gjithë kjo pasi që bukuroshja ka shkuar vetë në pushimet verore si dhe pa bashkëshortin e djalin e tyre, Tianin.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

2019'ta, robi shkon n'pushim edhe vet ?

A post shared by TUNA (@tunasejdi) on

Ajo shoqërohej nga një mikeshë dhe fakti që Patrisi nuk ndodhej me të, i bëri ndjekësit të mendojnë se ata po kalojnë probleme në martesën e tyre.

“2019-ta, shkon robi në pushim edhe vetë”, ka shkruar biondina në llogarinë personale në Instagram duke hedhur poshtë spekulimet e mediave.

Ndryshe, Tuna së shpejti do të publikojë këngë të reja pas sjelljes të disa këngëve muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat