“Ron, je si shpirt”, këngëtarja uron veten për ditëlindje me fjalët më të bukura

Mediale Vip

“Ron, je si shpirt”, këngëtarja uron veten për ditëlindje me fjalët më të bukura

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 22:51
Ronela Hajati

Në ditën e lindjes çdokush ka dëshirë të ndihet i përkëdhelur e të marrë urimet më të bukura.

Por së fundmi është bërë trend që njerëzit, sidomos ata të njohur të mos ia kursejnë vetes fjalët më të mira.

Kështu ka bërë edhe Ronela Hajati, e cila sot feston plot 30 vite jetë. Me një postim në “Instastory”, Ronela i uron ditëlindjen vetes dhe i thotë se është si shpirt! “Në këtë ditë të shënuar që do të mbahet mend në shekuj si ditëlindja e të madhes Hajati, dua t’i them vetes, Ron je si shpirt!”, shkruan këngëtarja.

Më pas Ronela shton: “Shumë urime për mua. Një Virgjëreshë e vërtetë ditëlindja e së cilës do të zgjasë një muaj”. I urojmë Ronelës dhe 130 vite të lumtura dhe përherë pastë po këtë energji e vitalitet, edhe humor sigurisht.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat