Ilda Bejleri: Ja pse ika nga Supersporti. Shakohoxha të gjejë…

Mediale Vip

Ilda Bejleri: Ja pse ika nga Supersporti. Shakohoxha të gjejë…

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 11:27
Ilda Bejleri

Moderatorja e Supersport, Ilda Bejleri e ftuar sot në “Wake up” foli për shkaqet e largimit pas 11 vitesh karrierë. Ajo tha se është larguar sepse i pëlqen që të eksperimentojë dhe të bëjë gjëra të bukur. Moderatorja u shpreh se nuk po e gjente shumë veten aty.

“Njeriu duhet të ndryshojë sepse vjen një moment që bëhesh si pjesë e familjes së madhe. Më pëlqen që të eksperimentoj dhe të bëj gjëra shumë të bukura. Kohët e fundit nuk po e gjeja shumë veten”, tha moderatorja bukuroshe.

Ilda Bejleri foli edhe për marrëdhëniet me komentatorin Dritan Shakohoxha, duke e këshilluar me ironi këtë të fundit që të gjejë veten.
“Unë nuk kam pasur konflikt real me Shakohoxhën. Në 11 vjet nuk e kam pyetur për asgjë. Vazhdon seriali, ‘burrat urrejnë gratë’. Ai është një nga ata njerëz që nuk ia kuptoj rolin që ka; një herë si menaxher, një herë si brigadier, një herë si komentator. Shpresoj që të gjejë veten një herë”, ironizoi Bejleri.

Kujtojmë se një muaj më parë Shakohoxha tha se e ka marrë ai në punë Ilda Bejlerin dhe se kishte vendosur së bashku me stafin që ajo të shihte opsion në një kanal tjetër.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat