Dyshimet për jetesën e shtrenjtë dhe shpenzimet e luksit, flet Ilda Bejleri: Janë ‘pabuksa’ ata që punojnë në televizion. Mjafton mbiemri ‘Bejler”. Gjyshja ime….

Mediale Vip

Dyshimet për jetesën e shtrenjtë dhe shpenzimet e luksit, flet Ilda Bejleri: Janë ‘pabuksa’ ata që punojnë në televizion. Mjafton mbiemri ‘Bejler”. Gjyshja ime….

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 20:41
Ilda Bejleri

Largimi i moderatores së njohur Ilda Bejleri nga Digitalb, pas 11 vitesh në ekran, u komentua gjatë, e kjo edhe për shkak të ‘përplasjeve’ me Dritan Shakohoxhën, i cili tha se e hoqi nga puna.

E ftuar këtë mëngjes në “Wake up”, Ilda ka folur për largimin e saj duke thënë se askush  nuk e ka përzënë dhe se pret me padurim të nisë ‘Procesi Sportiv”, ku do të shfaqet në krah të Edi Manushit.

Ndërkohë Isli Islami e ka pyetur edhe për komentet e fundit që i kanë ardhur nga publiku në rrjetet sociale, të cilët janë bërë kuriozë se ku i gjen Ilda gjithë këto para për të bërë pushime dhe jetë luksi.

Ty të kanë etiketuar si një vajzë që bën një jetë luksoze shumë të ekzagjeruar. A paguhesh më shumë se gazetaret e tjera?

“Po paguhem, patjetër. Në ‘Digitalb’ njëherë jam paguar më shumë se gazetaret e tjera por kjo vjen për shkak të performancës time edhe për shkak se kam qenë diku te pesë-gjashtë vite imazhi i “Digitalb’ kështu që paguhem, pa diskutim.

Nuk është se më ka munguar pagesa, por kjo ska të bëjë me jetën time luksoze dhe të ekzagjeruar, kam përshtypjen se këtu në Shqipëri janë mësuar që njerëzit që dalin në televizor të jenë “pabuksa” në një farë mënyrë, sepse duket se ti ose je tepër i ekzagjeruar ose s’ke para për të jetuar.

Ndërkohë që një njeri nuk është thjeshtë ajo ikona që del në televizor, sepse ka një jetë, një familje nga pas, ka tradita po edhe varet se çfarë i ka rënë për pjesë nga familja e vet”, u shpreh ajo.

Po pra, që ka diçka nga pas ka, por nga vinë këto lekët? Kjo ishte pyetja

Unë jam tek vetingu këtu? Se s’po e kuptoj? (qesh)

Jo, jo. Publiku duhet respektuar… kanë një lloj kurioziteti dhe duhet ushqyer

“Publiku le të shkojë tek hipoteka e Tiranës dhe e shohin edhe se ca kam unë dhe ca skam unë…. Por mjafton vetëm mbiemri im ‘Bejler’, ‘zotërinj’… por unë e shpjegova dhe në Instagram që gjyshja ime ka qenë një nga ato tiranaset e vjetra, nuk jeton më, ajo vjen nga një familje e pasur që ka patur edhe prona edhe të gjitha, megjithatë unë nuk kam pse i shpjegoj njeriu sepse ato lekë nuk ia kam vjedhur askujt”, tha Bejleri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat