Një nuse e bukur, detajet nga dasma madhështore e këngëtares së famshme

Mediale Vip

Një nuse e bukur, detajet nga dasma madhështore e këngëtares së famshme

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 22:03
Ellie Goulding dhe Caspar Jopling

Këtë të shtunë, këngëtarja me famë ndërkombëtare Ellie Goulding dhe partner i saj, Caspar Jopling kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ceremonia u bë në Katedralen York Minster, Angli.

Nga fotografitë e publikuara në mediat online, vihet re se këngëtarja kishte zgjedhur të ndërronte katër fustane të bardhë në ditën e saj të madhe.

Në kishë ajo veshi një fustan me bisht të gjatë, mëngë të gjata dhe të mbyllur deri tek qafa.

Më pas gjatë ceremonisë ndryshoi dy fustane dhe në fund për ta djegur atmosferën ajo veshi një fustan të shkurtër shumë të rehatshëm.

Dasma bëri bashkë disa emra të njohur si dyshen Katy Perry- Orlando Bloom apo James Blunt dhe gruan e tij, Sofia Wellesley.

Në ceremoninë martesore ishte e pranishme edhe një anëtare e familjes mbretërore britanike, princeshë Eugenie.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat