Kim Kardashian tregon cili prej fëmijëve është kopje e Kanye West

Mediale Vip

Kim Kardashian tregon cili prej fëmijëve është kopje e Kanye West

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 11:14
Kim Kardashian me Kanye West dhe fëmijët

Kim Kardashian ka treguar cili prej katër fëmijëve të saj është kopje totale e Kanye West.

“North është binjake me ty. Ajo është kaq kreative, shprehëse dhe ka aq shumë personalitetin tënd. Saint mendoj ka më shumë nga personaliteti im. Çfarë mendon?”, i tha Kim bashkëshortit të saj Kanye gjatë një interviste për Vogue Arabia.

Kanye tha më pas: “Pajtohem me këtë, edhe unë mendoj kështu”.

Kim pastaj shtoi: “Për Chi është herët për të folur. Ajo ka një humor që ne nuk e kemi por është e qetë që është njësoj si ne. Për Psalm gjithashtu është herët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat