Martohet Krosi, dasëm e madhe e me plot VIP

Mediale Vip

Martohet Krosi, dasëm e madhe e me plot VIP

Nga: Maksim Gjokaj Më: 4 shtator 2019 Në ora: 17:10
Liridon Krosi me nusen

Ai është një djalosh jo pak i njohur në botën e show-bizit pasi drejton kompaninë muzikore "Sesam Music" në Shkup por ka pak ditë që statusi i tij është i martuar. Liridon Krosi është martuar fundjavën e kaluar duke i dhënë fund beqarisë në një super dasëm madhështore me 600 veta të ftuar ku për atmosferën është kujdesur këngëtari Tefik Islami dhe dj. Jasir Hoxha. Në këtë dasëm që cilësohet si ajo më e madhje e kësaj vere në Shkup kanë qenë të pranishëm edhe shumë emra të estradës shqiptare si: Fero, Fuego, Maço, Dj.Flex, Dj. Cocmo, e drejtuesi e menaxheri i njohur Meti Elshani si valltarët e Sh.K.A Duflla. Ne i urojmë jetë të lumtur Krosi.BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat