Kim Kardashian kujton kohën kur u deh dhe ndau një lajm që deshi ta mbante të fshehur

Mediale Vip

Kim Kardashian kujton kohën kur u deh dhe ndau një lajm që deshi ta mbante të fshehur

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 07:48
Kim Kardashian

Ylli Kim Kardashian ka treguar së fundmi, se si nuk kishte dashur ta zbulonte lajmin se do të bëhej nënë për herë të katërt.

Gjatë një prej episodeve më të reja të “Keeping up with the Kardashians”, Kim tregoi se kishte qenë e dehur kur pa dashja e kishte shpërndarë këtë informatë.

“Unë u deha në prag të Krishtlindjes dhe i thashë dikujt që do bëhesha përsëri nënë, dhe nuk mbaj mend kujt i thashë sepse isha i dehur”, tregoi ajo me të qeshura në mes të tryezës.

“U tregove shumë njerëzve?”, ishte pyetja që Travis Scott i drejtoi Kimit, e cila iu përgjigj duke thënë: “Ashtu mendoj”.

Megjithatë, në përgjigjen tjetër, ajo tha se nuk u mërzit se u bë publik lajmi, sepse ishte tërësisht faji i saj.

Dhe nga kjo gjë ajo ka marrë mësim, duke ndaluar së piri alkool.

“Jo nuk jam mërzitur pse u bë publik lajmi, sepse ishte faji im. Kjo është arsyeja pse unë nuk pi”, ka thënë tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat