Stresi bëhet zyrtarisht banor i Prishtinës

Mediale Vip

Stresi bëhet zyrtarisht banor i Prishtinës

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 16:21
Stresi

Stresi është bërë banor i Prishtinës.

Stresi ditët e fundit është parë shpesh në Prishtinë, por duket se prej tani do ta shohim rregullisht.

Përmes një postimi në Instagram, reperi ka bërë të ditur që është bërë banor i Prishtinës dhe ka paralajmëruar gjëra të reja.

“Ja dhe nje dite e ikur, histori, aventura te jetuara ! Kjo eshte Jeta , por prapëseprapë vjen nje moment në jetën e gjithsecilit që kerkon ndryshim. Ndonjëherë thjesht iken ! Mund të jetë një vend, person , biznes etj ! Shokët e vërtetë mbeten te njejte dhe pse mund te kesh vite,muaj e dite pa i pare ! Ata jane ne zemer, ne dite te bukura si dhe ato te veshtira! Prej Sot Jam Official Banori Me I Ri I Prishtines  Skini Degju Gjo Akoma Ca keni me degju Ne ditet Ne Vijim . Puna e palodhshme ka me fol vet Stay Tuned #bb4life“, ka shkruar ai.

Image

Për ndyshe, Stresi së fundi ka qenë temë e medieve rozë për ndarjen nga partnerja, Keisi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat