1 vit pas largimit nga jeta e Mac Miller, arrestohet personi i dyshuar si fajtor

Mediale Vip

1 vit pas largimit nga jeta e Mac Miller, arrestohet personi i dyshuar si fajtor

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 07:20
Mac Miller

Ish-partneri i Ariana Grande-s, Mac Miller, ndërroi jetë një vit më parë. Ky lajm erdhi si surprizë për të gjithë fansat, kolegët dhe miqtë e tij. Sipas portaleve të huaja, Mac është gjetur i shtrirë në dyshemenë e shtëpisë së tij për arsye të mbidozës, por duket se çështja ka ndryshuar. Sot, një vit pas kësaj ngjarje të trishtë, është arrestuar personi i cili dyshohet se i ka shitur atij lëndët e palejuara, por dyshohet se përmbanin ilaçe të falsifikuara dhe të dëmshme për shëndetin. “E News” shkruan se Cameron James Pettit, është personi i dyshuar i cili është arrestuar nga policia ditën e sotme. Pas rezultateve të autopsisë u zbulua se Mac ndërroi jetë për shkak të miksimit të gabuar të alkoolit dhe lëndëve jo të shëndetshme, jo sasisë që konsumoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat