Elena Ora krenare për motrën e saj dhe Bebe Rexhën: Dy shqiptare në ballinë në kohë të njëjtë

Mediale Vip

Elena Ora krenare për motrën e saj dhe Bebe Rexhën: Dy shqiptare në ballinë në kohë të njëjtë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 11:29
Rita Ora dhe Bebe Rexha

Motra e këngëtares, Rita Ora, Elena, rrëmben vëmendje shpesh me postimet që bën në rrjetet sociale.

Derisa yjet shqiptare vazhdojnë të na bëjnë krenarë çdo ditë e më shumë, këto suksese tashmë po shpërndahen kudo.

Një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe motra e artistes tonë njëherësh menaxherja e saj Elena, ku gjatë udhëtimit të saj në Greqi ka publikuar revistat, në të cilat në ballinë është Rita dhe Bebe Rexha.

“Shumë e lumtur sot në aeroport gjatë rrugës për në Greqi, i kam këto dy kompani me vete, jeta ime është shumë e mirë. Dy vajzat shqiptare në ballinë në kohë të njëjtë”, ka shkruar mes të tjerash ajo në imazhin e publikuar në Instagram.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e llojllojshme nga fansat e saj nuk kanë munguar, duke i përgëzuar të dy këngëtaret.

Kujtojmë që Rita dhe familja e saj u shpërngulën nga Kosova në Londër, kur artistja ishte vetëm një vjeçe, për tu shndërruar më pas në yll botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat