Pas ndarjes së tyre të bujshme, balerina e njohur ka diçka për t’i thënë Albi Nakos

Mediale Vip

Pas ndarjes së tyre të bujshme, balerina e njohur ka diçka për t’i thënë Albi Nakos

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 11:54
Alba Hoxha dhe Albi Nako

Balerina Alba Hoxha u përfol për një kohë të gjatë se ishte në një lidhje dashurie me koreografin e njohur, Albi Nako.

Lidhur me këtë romancë e cila zgjati rreth dy vite nuk foli asnjëri prej tyre, dhe papritur ata u ndanë dhe e fshinë njëri-tjetrin nga “Instagram”-i.

Së fundmi, balerina ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, të cilët i kanë bërë pyetje të ndryshme. Madje disa e kanë komplimentuar për njeriun pozitiv që është.

E pyetur nga një ndjekës se cili është koreografi që Alba mendon se i ka të gjitha meritat për arritjen e saj si balerinë, ajo i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj.

Ajo ka shkruar emrin e Albi Nakos në përgjigjen e dhënë në “Instastory”, ku ka etiketuar gjithashtu koreografin dhe ka vendosur një emoji duartrokitjeje.

Duket se Alba e ka falënderuar publikisht ish-partnerin dhe kjo tregon se pavarësisht gjërave që kanë ndodhur mes tyre, ata vazhdojnë të kenë respekt për njëri-tjetrin

Ata vazhdojnë të mos ndiqen në “Instagram” dhe me gjasa kanë ndërprerë çdo kontakt me njëri-tjetrin.

Ndërkohë e pyetur nëse është beqare apo e lidhur, Alba përgjigjet: “Beqare dhe e lumtur”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat