Vendi i ceremonisë dhe ftesat e veçanta, zbulohen detaje nga dasma e Jonidës

Mediale Vip

Vendi i ceremonisë dhe ftesat e veçanta, zbulohen detaje nga dasma e Jonidës

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 13:12
Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi

Moderatorja e njohur e ekranit, Jonida Vokshi pritet të kurorëzojë dashurinë me partnerin e saj, aktorin kosovar Besnik Krapi në një ceremoni speciale këtë muaj.

Ishte Jonida ajo që tregoi në një intervistë se shumë shpejt do të martohej pas një marrëdhënieje disavjeçare me producentin e njohur.

Shtatori erdhi dhe ftesat u janë dërguar miqve të çiftit. Xing ka publikuar ftesat e veçanta të cilat janë menduar nga çifti në formën e guackave të detit dhe të zbukuruara gjithashtu me perla.

Dasma pritet që përveç familjarëve dhe të afërmëve të ketë të ftuar dhe një sërë emrash të njohur nga ‘showbiz-i’ shqiptar, të cilët do të jenë pranë moderatores në një ndër momentet speciale të jetës.

Çifti kanë vendosur që dasmën e tyre ta realizojnë në bregdet. Ku ka më bukur?

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat