‘Një foto imja me bikini, frika më e madhe’, këngëtarja jep një mesazh duke treguar celulitin

Mediale Vip

‘Një foto imja me bikini, frika më e madhe’, këngëtarja jep një mesazh duke treguar celulitin

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 18:12
Demi Lovato

Nuk është hera e parë që Demi Lovato flet publikisht për frikërat e saj në lidhje me pamjen e jashtme. Megjithatë, çdo herë që e bën duket se gjen mbështetje të madhe dhe shërben si ngushëllim për shumë vajza që i vuajnë imperfeksionet e trupit të tyre. Së fundmi ajo ka ndarë një foto me bikini në Instagram, ku tregon qartë celulitin dhe ka shkruar një mesazh të gjatë që ia vlen të lexohet.

Fotoja e Demi-t e edituar

“Kjo është frika ime më e madhe. Një foto imja me bikini pa photoshop. Dhe gjejeni çfarë? Kam celulit! Jam me të vërtetë shumë e lodhur duke pasur turp nga trupi im, duke e photoshop-uar (po, fotot e tjera me bikini i kam edituar, e urrej që e kam bërë këtë gjë, por kjo është e vërteta). Të tjerëve mund t’u jem dukur e bukur, por ajo nuk jam unë. Kjo jam unë! Dua që ky kapitull i ri në jetën time të jetë për të qenit autentike, të jem ajo që jam dhe jo të mundohem të arrij standardet e dikujt tjetër. Kështu që ja ku jam, pa turp, pa frikëra dhe krenare për trupin tim që ka kaluar shumë dhe do vazhdojë të më mrekullojë kur një ditë do të lind një fëmijë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

This is my biggest fear. A photo of me in a bikini unedited. And guess what, it’s CELLULIT!!!! I’m just literally sooooo tired of being ashamed of my body, editing it (yes the other bikini pics were edited - and I hate that I did that but it’s the truth) so that others think I’m THEIR idea of what beautiful is, but it’s just not me. This is what I got. I want this new chapter in my life to be about being authentic to who I am rather than trying to meet someone else’s standards. So here’s me, unashamed, unafraid and proud to own a body that has fought through so much and will continue to amaze me when I hopefully give birth one day. It’s such a great feeling to be back in tv/film while not stressing myself with a strenuous workout schedule before 14 hour days, or depriving myself from a real birthday cake rather than opting for watermelon & whip cream with candles because I was terrified of REAL cake and was miserable on some crazy diet shit. Anyway, here’s me, RAW, REAL! And I love me. And you should love you too! Now back to the studio.. I’m working on an anthem.. ??????‍♀️ also. Just so everyone’s clear.. I’m not stoked on my appearance BUT I am appreciative of it and sometimes that’s the best I can do. I hope to inspire someone to appreciate their body today too. ? #nationalcelulliteday #celluLIT ???

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato) on

Është një ndjenjë e mrekullueshme të kthehesh në televizion/film duke mos u stresuar për të ushtruarin për 14 orë apo për privimin nga një tortë ditëlindjeje. Gjithsesi, kjo jam unë, e vërteta! E dua veten time dhe ju duhet ta duani veten tuaj gjithashtu. Shpresoj të frymëzoj dikë për të vlerësuar trupin e tyre”, -ka shkruar Demi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat