Rina Balaj tani bashkëpunim me Big Maman?

Mediale Vip

Rina Balaj tani bashkëpunim me Big Maman?

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 18:33
Rin dhe Big Mama

Rina Balaj dhe Big Mama janë takuar në Turqi dhe asgjë nuk është e rastësishme.

Rina Balaj dhe Big Mama janë duke kaluar ditët e fundit të këtij sezoni veror së bashku në bregdetin turk dhe këtë e kanë bërë të ditur vetë këngëtaret me anë të disa postimeve.

Madje këngëtarja nga Tetova në foton e publikuar në një pishinë ku shihet bashkë me reperen nga Istogu ka lënë këtë shkrim “Kush ka thënë që me Rina Balaj pushimet bashkë, asgjë rastësi”.

Pas këtij shkrimi kanë lindur dyshimet se me paralajmërimet e fundit të Rinës për projekte të reja dhe mungesën e Big Mamas në skenën muzikore shumë lehtë mund të shohim një duet mes tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat