Taylor Swift dhuron 100 mijë dollarë për fansen me kancer - Bota Sot
Taylor Swift dhuron 100 mijë dollarë për fansen me kancer

Mediale Vip

Taylor Swift dhuron 100 mijë dollarë për fansen me kancer

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 18:43
Taylor Swift

Taylor Swift ka dhuruar 100 mijë dollarë për të ndihmuar një fanse që ka kancer.

Këngëtarja 29 vjeçare dëshiroi ta ndihmonte 16 vjeçaren Trinity Foster, rreth faturave të saj mjekësore.

Ajo u diagnostikua me kancer të shkallës së katër, pasi është përhapur në mushkëritë e saj.

“Trinity, pashë fotot që ke bërë në dhomën tënde të spitalit dhe desha të them faleminderit që ke qenë kaq e mirë dhe mbështetëse. Shpresoj që së shpejti t’ju jap një përqafim por ndërkohë kam dashur të dërgoj gjithë dashurinë time për ty”, shkroi Taylor së bashku me njoftimin për dhurimin e parave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...