Çmenduri! Një “selfie” me Arnold Schwarzenegger kushton një ‘thes’ me para - Bota Sot
Çmenduri! Një “selfie” me Arnold Schwarzenegger kushton një ‘thes’ me para

Mediale Vip

Çmenduri! Një “selfie” me Arnold Schwarzenegger kushton një ‘thes’ me para

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 17:07
Arnold Schwarzenegger

Arnold Schwarzenegger është një model për fansat në të gjithë botën, prandaj kushdo e ëndërron një fotografi me të.

 Mundësinë mund ta keni më 17 shtator, por duhet të merrni me vete një ‘thes’ me para pasi një “selfie” kushton gati 500 euro. 72-vjeçari do të jetë i ftuar në teatrin “Berlener” si pjesë e turneut “CHAMPION”. Ai do të flasë publikisht për jetën e tij, së bashku me ulje-ngritjet që ka përjetuar gjatë karrierës.

Biletat kushtojnë në 49-199 euro. Por, në këtë event është rreptësisht i ndaluar telefoni. Secili fans që do të dojë një fotografi me Arnold, duhet të paguajë 499 euro. Nëse pozojnë dy persona me Arnold, atëherë përfitojnë një ulje dhe paguajnë 799 euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...