Është martuar Dafina Dauti

Mediale Vip

Është martuar Dafina Dauti

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 20:09
Dafina Dauti

Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja Dafina Dauti ka njoftuar se është martuar. Gjatë të dielës, në profilin e saj në Facebook, ajo ka bërë të ditur se është martuar.

Duke qenë se jeta private e saj jo rrallë herë përfshihet në faqet rozë, Dafina kishte konfirmuar lidhjen e saj të re me këngëtarin Tafil Kurtishi.

“Është përfolur dhe me të drejtë. Po, është e vërtetë, po e them për herë të parë për ju. Ka disa muaj që unë dhe Tafili jemi në lidhje dhe jemi shumë të lumtur bashkë dhe shumë falënderues që kemi gjetur njëri-tjetrin”, kishte deklaruar këngëtarja.

Njëherësh, ajo kishte treguar edhe si erdhi deri te takimi me tash burrin e saj, i cili duket të ketë qenë një moment shumë romantik në një qytet bregdetar.

“Jemi njoftuar në Shëngjin. Kemi qenë bashkë në një mbrëmje muzikore, pasi që të dy jemi këngëtarë. Më pas, kemi pasur edhe mbrëmje tjera bashkë dhe kemi pasur mundësi akoma më shumë të njihemi më mirë dhe sot ja ku jemi, dy të dashuruar”, kishte thënë tutje Dafina.

Ndryshe, këngëtarja është nënë e një vajze nga një lidhje e mëparshme, ndërsa është në pritje të një fëmije tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat