Danny Drinkwater rrihet nga gjashtë persona, pasi ngacmoi të dashurën e një futbollisti

Mediale Vip

Danny Drinkwater rrihet nga gjashtë persona, pasi ngacmoi të dashurën e një futbollisti

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 20:34
Danny Drinkwater

Futbollisti anglez, Danny Drinkwater, është rrahur nga disa persona, pasi u përpoq t’ia merrte të dashurën një futbollisti tjetër.

29-vjeçari, i cili është i huazuar nga Chelsea te Burnley, është përfshirë në një përleshje me futbollistin tjetër në një klub në Mançester.

Ai është nxjerrë jashtë nga stafi i sigurimit, para se të sulmohej nga një grup prej gjashtë personash, të cilët e kanë goditur me një “objekt të topitur”.

“Ishte jashtëzakonisht keq me gjak kudo”, ka thënë një burim, transmeton The Sun. Më tej, është thënë se disa prej tyre kishin bërtitur: “Thyeja këmbët”.

E gjitha kishte nisur kur Drinkwater kishte nisur ta ngacmonte një femër e bukur, e cila ishte e dashura e futbollistit të Scunthorpe United, Kgosi Ntlhe.

Ai ka qenë i dehur dhe citohet t’i ketë thënë: “Nuk më intereson mik, ajo do të vijë me mua” dhe pastaj ka nisur përleshja ndërmjet dy futbollistëve.

Sigurimi i ka nxjerrë që të dy jashtë klubit dhe pastaj jashtë Drinkwater është sulmuar nga personat tjerë duke pësuar lëndime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat