Vajza e saj shkon për herë të parë në kopësht, Jonida e emocionuar: Më vjen të qaj - Bota Sot
Vajza e saj shkon për herë të parë në kopësht, Jonida e emocionuar: Më vjen të qaj

Mediale Vip

Vajza e saj shkon për herë të parë në kopësht, Jonida e emocionuar: Më vjen të qaj

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 15:28
Jonida Shehu me vajzën

Shtatori është muaji më emocionues për prindërit, sidomos për ata që duhet të dërgojnë fëmijët për herë të parë në çerdhe, kopsht, apo shkollë. E tillë ka qenë dita e sotme edhe për Jonida Shehun, sepse vajza e saj, Kristal, ka nisur kopshtin. Moderatorja ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto të vogëlushes, ku ajo shfaqet e veshur me një fustan gri dhe me një kordele të bardhë në kokë, si një zonjushë e vogël. Jonida ka treguar se është prekur shumë nga ky moment, sepse tashmë Kristal është rritur. “Filloi dhe kopshti. Nuk e di si erdhi kjo ditë kaq shpejt. Më vjen të qaj kur mendoj se sa shpejt do të vijë dita kur të bëj valixhet gati Kristali. Suksese xixëllonja”, ka shkruar Shehu në postimin e saj.

Shkëputja e prindërve nga fëmijët e tyre është një moment mjaft i vështirë dhe sigurisht i pashmangshëm, prandaj të gjithë përjetojnë emocione të forta në raste të tilla. Për më tepër Kristal është vajza e vetme e Jonidës dhe kjo është një tjetër arsye shumë e fortë që nënë e bijë janë kaq të lidhura me njëra-tjetrën.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...