Pasi të gjithë ju kthyen kundra për komentin në foton e Elitës, Gjiko reagon publikisht - Bota Sot
Pasi të gjithë ju kthyen kundra për komentin në foton e Elitës, Gjiko reagon publikisht

Mediale Vip

Pasi të gjithë ju kthyen kundra për komentin në foton e Elitës, Gjiko reagon publikisht

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 16:06
Gjiko dhe Elita

Elita Rudi dhe Gjiko kanë nisur pushimet familjare së bashku dhe këto ditë nuk kanë munguar fotot e shumta në rrjetet sociale. Në njërën prej tyre Elita shihej duke puthur një delfin dhe një koment i bërë nga Gjiko shkaktoi reagime të shumta në rrjet.

Reperi i njohur përmendi në koment një hoxhë të njohur në Kosovë dhe shkruajti: “Shefqet Krasniqi e kapa gruan duke u puthur me delfinin. Më trego çfarë duhet të bëj”. Këtë koment ndjekësit në rrjete sociale nuk e kanë pritur mirë, sepse sipas tyre Gjiko nuk ka treguar respekt për figurën e hoxhës. Duke qenë se shumë persona ju kthyen kundër këngëtari vendosi të reagonte ditën e sotme përmes një postimi në ‘Instagram’. Ai ka publikuar foton e komentit të tij dhe ka shkruar se e gjitha ka qenë në kuadrin e humorit e se ai e respekton shumë hoxhën Shefqet Krasniqi. Më pas Gjiko ka shtuar se ata që po sillen keq janë komentuesit, të cilët kanë sharë e ofenduar.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që këngëtari përballet me të tilla keqkuptime me ndjekësit në rrjete sociale, por megjithatë duket se kjo situatë ka kaluar sepse ai ka treguar se po vazhdon të shijojë pushimet.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...