Rita Ora këmbëngul se nuk ka pasur aferë me Liam Paynen

Mediale Vip

Rita Ora këmbëngul se nuk ka pasur aferë me Liam Paynen

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 22:32
Rita Ora

Rita Ora është hapur për seksualitetin e saj, duke shprehur zhgënjimin për lidhjen romantike me çdo mashkull me të cilën është parë publikisht.

Duke u paraqitur në “GQ’s Men of the Year Awards”, 28-vjeçarja i tha Daily Star se “sigurisht që më bezdis mua pasi nuk ndodh me djemtë”.

Duke treguar standardin e dyfishtë, Rita vazhdoi “Pse nuk supozohet se djali është me vajzën? Është gjithmonë vajza me djalin”.

Vitin e kaluar u shfaqën zëra se biondina ishte duke takuar bashkëpunëtorin e saj, Liam Payne pas një numri të madh të takimeve publike.

“Liam thjesht e kam shoku të mirë”, tha ajo duke shtuar “Kam shumë miq meshkuj, shumë miq meshkuj tërheqës, [por] nuk do të thotë se i kam të dashur”.

Ndryshe, këngëtarja “Let You Love Me” më parë ka shprehur interesimin për takime si me burra ashtu edhe me femra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat