Ylli i filmave për fëmijë u vetëvar në banesën e saj, zbulohet shkaku i aktit të vetëflijimit - Bota Sot
Ylli i filmave për fëmijë u vetëvar në banesën e saj, zbulohet shkaku i aktit të vetëflijimit

Mediale Vip

Ylli i filmave për fëmijë u vetëvar në banesën e saj, zbulohet shkaku i aktit të vetëflijimit

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 23:17
Mya-Lecia Naylor

Ylli i CBBC, Mya-Lecia Naylor, 16 vjeç, u var në shtëpinë e saj pas “nxitjes së momentit”, teksa hetimet treguan se ajo ishte nën stresin e provimeve të shkollës.

Prindërit e kishin kritikuar për notat e dobëta, para se ajo të kryente aktin.

Vajza pati fatin të takonte yje të kinematografisë botërore dhe ishte në gjurmët e tyre.

Modelja adoleshente  luajti gjithashtu Fran në dramën “CBBC Millie Inbetween”.

Ajo u shfaq në vitin 2012 dhe 2004 në dy filma për fëmijë, që ishin mjaft të ndjekur.

Por edhe pse me një të ardhme për t’u bërë aktore, ajo vdiq në moshën 16 vjeç, pasi u var në shtëpinë e familjes së saj, në muajin Prill të këtij viti.

Aktorja u dërgua në spital pasi u gjet nga nëna e saj Zena Beggs, 46 vjeçe. Ajo u deklarua e vdekur sapo mbërriti, ndërsa u gjet e varur në shtëpinë e saj në Londrën e Jugut.

Naylor vdiq më 7 Prill, kur duhej të fillonte xhirimet e një filmi të ri në verë, por prindërit e saj në muajt e fundit të shkolis kishin pasur një telefonatë nga shkolla duke e kritikuar se notat e saj ishin më të ulëta nga sa pritej.

Ajo gjithashtu ishte ndaluar të marrë pjesë në një aheng, dhe kishte kaluar natën para vdekjes së saj duke parë një film me familjen e saj, që përfshinte një skenë të vetëvrasjes.

Modelja adoleshente luajti gjithashtu Fran në Millie Inbetween të CBBC, një dramë në lidhje me një vajzë që po binte dakord me divorcin e prindërve të saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...