“Do na i paguash pushimet?”, Kylie zbulon pak nga biseda me motrat e saj - Bota Sot
“Do na i paguash pushimet?”, Kylie zbulon pak nga biseda me motrat e saj

Mediale Vip

“Do na i paguash pushimet?”, Kylie zbulon pak nga biseda me motrat e saj

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 23:32
Motrat Kardashian

Ellen DeGeneres, moderatorja më e famshme në mbarë botën, gjithmonë ka te ftuar shumë specialë dhe të përfolur në emisionin e saj.

Këtë herë pjesë e tij ishte miliardjerja e famshme, Kylie Jenner dhe e ëma e saj Kris Jenner, të cilat kanë ndarë detaje të shumta nga përditshmëria dhe jeta e tyre lukzose.

Kylie edhe pse më e vogla e familjes, i ka ngjitur shkallët e suksesit dhe pasurisë më shpejt se motrat e saj, prandaj sot ajo është me e pasura e familjes Kardashian/Jenner.

Gjatë intervistës tek “Ellen”, ajo ka zbuluar me humor se motrat i kërkojnë asaj t’i paguajë pushimet. “Kur bisedojmë se ku do shkojmë me pushime, gjithmonë më thonë: Kylie do na i paguash ti? Bëjnë shaka në fakt, dhe më duan shumë”, është shprehur ajo duke na lënë të kuptojmë se ka një marrëdhënie të ngushtë dhe pozitive me motrat e saj. Pasuria e Kylie-t kap vlera marramendëse, ndaj është e kuptueshme që motrat e saj bëjnë dhe të tilla shaka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...