Eva Longoria: Kam qenë viktimë e bullizmit në sheshxhirimin e “Shtëpiake të dëshpëruara!!

Mediale Vip

Eva Longoria: Kam qenë viktimë e bullizmit në sheshxhirimin e “Shtëpiake të dëshpëruara!!

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 11:22
Eva Longoria

Miqtë njihen në momente të vështira dhe Eva Longoria këtë bëri: I dërgoi një letër gjykatësit që po merret me çështjen e koleges së saj tek “Shtëpiaket e dëshpëruara“, Felicity Huffman, e cila e ka pranuar së I ka dhënë rryshfet funksionareve për të lehtësuar pranimin e së bijës në kolegj.

Në letër, Longoria thekson eksperiencen e shëmtuar që ka pasur në sheshxhirim, ku është bërë viktimë e bullizmit, dhe ku Hufamman i kishte ardhur në ndihmë.

“Isha e terrorizuar“, tregon Eva, “u ula në një cep dhe Felicity ishte e vetmja që erdhi tek unë. Më mori në mbrojtje, dhe po të mos ishte për të, nuk e di nëse do t`I kisha mbijetuar dhjetë viteve të serialit“. Faji për këtë situate ishte i një personi që e kishte vënë në shënjëster dhe nxiste talljet ndaj saj, por Eva nuk e përmend me emër se cili është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat