“Ja një rast kur kulla Eiffel është inferiore”, ja si i përgjigjet Arbana komentit të Eduartit

Mediale Vip

“Ja një rast kur kulla Eiffel është inferiore”, ja si i përgjigjet Arbana komentit të Eduartit

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 22:02
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Historia e dashurisë mes moderatores, Arbana Osmani dhe regjisorit, Eduart Grishaj, prej kohësh është në qendër të vëmendjes nga mediat dhe mjaft e komentuar në rrjetet sociale.

Së fundmi, ata kanë bërë disa udhëtime së bashku në vende të ndryshme, nga ku kanë publikuar edhe fotografi në “Instagram”.

Pavarësisht se ende nuk kanë postuar foto ku shfaqen së bashku, Arbana dhe Eduarti nuk ngurrojnë që të komentojnë në fotot e njëri-tjetrit e të bëjnë dedikime të ëmbla.

Osmani ka publikuar një foto në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet duke pozuar pranë kullës Eiffel në Paris, ku bie në sy komenti i regjisorit të njohur.

“Ja një rast kur kulla Eiffel është inferiore”- shkruan Eduardi duke e shoqëruar me një emoji me sytë me zemra. Ndërsa Arbana ia ka kthyer komentin me një emoji me gjuhën jashtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat