Hygerta Sako kërcimtare në skenë: Komplet budallaqe si performancë, por isha 20 vjeçe dhe…

Mediale Vip

Hygerta Sako kërcimtare në skenë: Komplet budallaqe si performancë, por isha 20 vjeçe dhe…

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 22:07
Hygerta Sako

Moderatorja e njohur sportive, Hygerta Sako, ka vendosur të ndajë me miqtë e saj në “Instagram”, një video të hershme, që kur ishte 20 vjeçe, plot 22 vite më parë.

Sako ka postuar një video në Festivalin e Këngës të vitit 1997, duke kërcyer në skenë, ndërsa shprehet edhe me shaka se dukej komplet budallaqe, e që Zoti nuk i mori mendtë për ta bërë këngëtare.

POSTIMI I HYGERTA SAKOS:

Barbie Girl ne Festivalin e Kenges 97’. Tani me duket komplet budallaqe si performance, por atehere, 22 vjet me pare, beri buje sepse per here te pare nje prezantuese guxonte te kendonte e te kercente ne skene. Po si 20 vjec qe isha me lejohet. (Mire qe s’me mori Zoti mendte, te behesha kengetare). Kjo video eshte nje pershendetje edhe per te gjithe ata qe jane shume te vegjel (ne moshe apo ne mendje) dhe guxojne te gjykojne jetegjatesine time ne televizion. Keep smiling.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat