Pasi u shfaq tërësisht e zhveshur, këngëtarja shqiptare tregon çfarë e shtyu për të postuar foton - Bota Sot
Pasi u shfaq tërësisht e zhveshur, këngëtarja shqiptare tregon çfarë e shtyu për të postuar foton

Mediale Vip

Pasi u shfaq tërësisht e zhveshur, këngëtarja shqiptare tregon çfarë e shtyu për të postuar foton

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 23:58
Bebe Rexha

Në ditën e saj të lindjes Bebe Rexha tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një foto në të cilën shfaqej gati e zhveshur tërësisht. Këngëtarja pozoi ‘topless’ me këmbët e hapura dhe në foto shihej duke lyer buzët. Pavarësisht se fotografia shkaktoi shumë reagime, duket se Bebe nuk e ka pasur si qëllim këtë gjë.

Në një intervsitë të shkurtër për “E! News” këngëtarja ka treguar se as që e kishte menduar atë gjë dhe se fotoja është shkrepur nga parukieria e saj gjatë kohës që ajo po bëhej gati për një koncert. “Ju betohem se nuk e kisha planifikuar atë gjë. Kur e pash foton mendova: ‘Wow, dukem shumë seksi dhe nuk e di nëse do të dukem sërish kështu dhe ndihem mirë për veten time. Kështu që do ta postoj”, ka treguar Bebe. Megjithatë ajo ka shtuar se megjithse pati mbështetjen e shumë personave për publikimin e asaj fotografie, babai i saj e kritikoi sërish. “Tashmë jam një grua e rritur plotësisht. Babai im sapo e pa tha: ‘Oh Zot. Të lutem fshije foton menjëherë’. Ndërsa unë ju përgjigja: ‘Jo. Nuk ka për të ndodhur'”, ka thënë këngëtarja për “E! News”. Bebe Rexha ka qenë ndër të parat që ka treguar se nuk është ndjerë gjithmonë mirë me trupin e saj, ndaj tashmë ka vendosur që ta pranojë veten ashtu siç është. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...