Dasma me Jennifer Lopez po afron, Alex befason me deklaratën: Të gjithë ish-partnerët të ftuar - Bota Sot
Dasma me Jennifer Lopez po afron, Alex befason me deklaratën: Të gjithë ish-partnerët të ftuar

Mediale Vip

Dasma me Jennifer Lopez po afron, Alex befason me deklaratën: Të gjithë ish-partnerët të ftuar

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 13:09
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez së shpejti do kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Pas propozimit të Alex, duket se çifti ka filluar të bëjë përgatitjet e para të dasmës duke përfshirë këtu edhe listën e të ftuarve. Në një intervistë në “GMA 3: Strahan, Sara and Keke”, ish-lojtari i “New York Yankees” konfirmon se ish-partnerët e tyre do jenë pjesë e dasmës. “Do thoja që edhe ish-at janë të ftuar në dasmë. Të gjithë. Sa më shumë aq më mirë”, thotë Rodriguez kur u pyet nëse ceremonia do ishte pa ish-partnerët. Burime të shumta kanë informuar ‘US Ëeekly’ se JLo e sheh Alex Rodriguez si shpirtin e saj binjak, ndërsa në anën tjetër Alex e sheh bashkëshorten e ardhshme si “dhuratë nga zoti”. Martesa e tyre mendohet se do zhvillohet së shpejti dhe se do jetë çdo gjë që ne nuk kemi menduar kurrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...