Ajo që bullonte Eva-n gjatë ‘Shtëpiakeve të dëshpëruara’ paska qenë një prej protagonisteve - Bota Sot
Ajo që bullonte Eva-n gjatë ‘Shtëpiakeve të dëshpëruara’ paska qenë një prej protagonisteve

Mediale Vip

Ajo që bullonte Eva-n gjatë ‘Shtëpiakeve të dëshpëruara’ paska qenë një prej protagonisteve

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 18:17
‘Shtëpiake të dëshpëruara’

Së fundmi, Eva Longoria ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me kohën kur ajo ka xhiruar serialin e famshëm “Shtëpiake të dëshpëruara”. Ndryshe nga ajo që shihnim në ekran, Eva, e cila interpretonte Gabrielle-n, ka qenë viktimë e bullizmit, pikërisht në setin e xhirimeve. Këtë gjë, aktorja e ka treguar gjatë një letre që ka shkruar në mbështetje të koleges së saj, Felicity Huffman (Lynette), e cila po akuzohet për korrupsion.

“Ishte një kohë kur kam qenë viktimë e bullizmit nga një person që punonte me mua. I kisha frikë ditët që më duhej të punoja me atë njeri sepse ishin torturë. Derisa një ditë, Felicity i tha asaj ‘mjaft’ dhe shpëtova. Felicity e ndjeu që unë isha e mbushur me ankth, edhe pse unë nuk iu ankova kurrë askujt lidhur me këtë abuzim”, -ka thënë Eva.

Kjo deklaratë ka bërë xhiron e mediave dhe njerëzit kanë nxituar për të gjetur fajtoren. Të gjithë po ia vendosin gishtin aktores tjetër protagoniste, Teri Hatcher, e cila luante rolin e Susan. Njerëzit mendojnë se bëhet fjalë pikërisht për të duke qenë se është përfolur shpesh për një marrëdhënie të acaruar mes saj dhe Eva-s.  Nuk dihet sa e vërtetë është kjo gjë, por njerëzit janë të bindur se fajtore është Teri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...