Refuzoi dikur ofertën 250 euro për një natë, Xhensila Pere rrëfehet sërish, bën krenare vjehrrën

Mediale Vip

Refuzoi dikur ofertën 250 euro për një natë, Xhensila Pere rrëfehet sërish, bën krenare vjehrrën

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 07:29
Xhensila Pere

Xhensila Pere u bë e njohur, pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother para disa vitesh.

Pere u vë në qendër të  mediave rozë herë për lidhjet e saj e herë për deklaratat, që ajo jep.

Xhensila gjatë një interviste tregoi se një mashkull misterioz i kishte ofruar 250 mijë euro për një natë. Xhensila ka treguar më tej se e ka refuzuar personin, që ia bëri atë ofertë.

Xhensila Pere ishte e ftuar sot në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u diskutua mania që gratë shqiptare kanë për punët e shtëpisë dhe ndihma që marrin nga bashkëshortët e tyre.

Në bisedë e sipër, Xhensila tregoi se që e vogël ka mësuar të pastrojë, të gatuajë, të kujdeset për vëllanë, madje ka qëndisur edhe pajën e së motrës.

“Në moshën 10 vjeçare unë kam arritur të qëndis një palë çarçafë për pajën e motrës që martohej. Punoja me shtiza, me grep, të gjitha. Byrekët e këto s’i llogaris fare se dhe bakllavanë sot e kësaj dite e bëj vetë”, tha ajo.

Mirëpo në një nga lidhjet që ka patur, partneri nuk ka qenë aq punëtor sa Xhensila, përkundrazi ajo vetë pranoi se ziheshin dy herë në ditë për punët e shtëpisë dhe kujdesin personal.

Kushedi sesa krenare do të ketë qenë vjehrra për të! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat