Së shpejti nis “Kënga Magjike 2019”, zbulohen disa nga emrat pjesëmarrës

Mediale Vip

Së shpejti nis “Kënga Magjike 2019”, zbulohen disa nga emrat pjesëmarrës

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 20:02
“Kënga Magjike 2019”

Ka mbetur edhe pak kohë nga edicioni i ri i festivalit “Kënga Magjike”.

Festivali “Kënga Magjike” këtë vit për dallim prej herave të tjera, vjen me disa ndryshime.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë producenti i këtij festivali, Ardit Gjebrea, i cili tregoi detajet.

Se cilët artistë “Big” kalojnë në gjysmëfinale do të vendos publiku, kurse juria vendos për “New Artist”.

Ndryshimi i votimit në këtë festival pas 20 vitesh, do të jetë shumë interesant për publikun e me shumë rrezik për artistet pjesëmarrës, pasi kemi parë shembuj kur ka ndodhur që votimi i publikut ta rrëzoje atë të kolegëve (shteteve, në Eurovision), kështu që deri në momentet e fundit, gjith135ka mund të ndryshojë dhe fituesi do të mbetet enigmë deri në fund.

Sipas Gjebreas, më 2 dhe 3 shtator janë mirëpritur këngët që do të konkurrojnë këtë vit.

Më 22 shtator do të fillojë faza e parë e prezantimit të artistëve tek “E diela shqiptare”, ku këtë vit për dallim nga vitet e kaluara do të këndohet ‘live’ qysh në fazën e parë. Ky rregull vlenë si për artistë e rinj ashtu edhe ata ‘Big’.

Tashmë është bërë e ditur se “Kënga Magjike” këtë vit do të prezantohet nga Ardit Gjebrea dhe Adrola Dushi.

Këtë vit mbahet edicioni 21 i “Këngës Magjike”, ndërsa pritet që gara mes artistëve të jetë më e fortë se vitet e tjera.

Ende nuk janë bërë publik, emrat e artistëve që do të marrin pjesë këtë vit në festival, por lajmi.net ka kontaktuar me disa prej tyre, të cilët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Ndër të tjera, ka edhe emra të cilët sipas burimeve të lajmi.net do të jenë pjesë e këtij edicionit të “Kënga Magjike”.

Fifi

Për të tretin vit radhazi Fifi edhe këtë vit do të marrë pjesë në “Kënga Magjike”. Edhe kësaj radhe ajo vjen me baladë, të cilën e ka punuar vet. Dy vite më pare me këngën “Zhurmë” ajo zuri vendin e tretë, ndërsa njësoj ishte edhe vitin e kaluar, me “Psikopatja jote” në duet me Mc Kreshën, u rendit e treta në “Kënga Magjike”.

Linda Halimi

Edhe Linda Halimi do të jetë pjesë e këtij edicioni të “Këngës Magjike”. Ajo e konfirmoi pjesëmarrjen në festival, ku njoftoi se do të paraqitet me këngën “Wan my love” në javën e parë më datë 22 shtator.

Anxhela Peristeri

Një tjetër këngëtare që pritet te marre pjesë në edicionin e 21-të të festivalit “Kënga Magjike” është Anxhela Peristeri. E kontaktuar nga lajmi.net  ajo ka bërë të ditur se këngën me të cilën do të paraqitet këtë vit në festival e kanë punuar Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi.

Krusita

Këngëtarja Krusita, e cila vitin e kaluar la të gjithë pa tekst me këngën “Akull”, do të ngjitet sërish sivjet në skenën e “Këngës Magjike”. Ajo vitin e kaluar fitoi çmimin “Best to invest”, ndërsa edhe kete vit ka zgjedhur bashkëpuntëorët e njëjtë, Kledi Bahiti dhe Fifi.

Të kontaktuar nga lajmi.net, pjesëmarrjen e konfirmuan edhe Ardit Çuni, Anjeza Branka, Orgesa Zaimi dhe Erik Lloshi.

Sipas burimeve të lajmi.net, por të pakonfirmuar, pjesëmarrës në këtë edicion në festival do të jenë edhe Flaka Krelani, Juliana Pasha, Yll Limani, Eneda Tarifa dhe vëllezërit Stefi dhe Endri Prifti.

Bazuar në të gjitha këto pika dihet tashmë se ky edicion i festivalit të këngës “Kënga Magjike” do të jetë shumë i veçantë.

Nuk duhet harruar të përmendet se në natën finale sipas rregullores do të interpretohen 20 këngë të votuara nga vetë artistët.

Në faqen zyrtare të festivalit po ashtu është bërë e ditur se nëse artistët votues do të kalojnë në natën finale edhe emrin e artistit të zgjedhur nga produksioni, si edhe artistin e zgjedhur nga juria e kategorisë “New Artist”, atëherë respektohen 20 këngët finaliste të votuara nga artistët. Në rast të kundërt do të jenë 18 ose 19 të votuara prej tyre, në varësi se cilin nga dy artistët nuk kanë votuar për në natën finale.

Vitin e kaluar fitues i “Këngës Magjike” ishte Flori Mumajesi me këngën “Plas”, e se kujt do ia dorezojë çmimin e parë këtë vit, mbetet të shihet më 7 dhjetor në finalen e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat