Justin Timberlake dhe Tiger Woods bashkojnë forcat, mbledhin para për të prekurit nga Uragani Dorian - Bota Sot
Justin Timberlake dhe Tiger Woods bashkojnë forcat, mbledhin para për të prekurit nga Uragani Dorian

Mediale Vip

Justin Timberlake dhe Tiger Woods bashkojnë forcat, mbledhin para për të prekurit nga Uragani Dorian

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 15:56
Justin Timberlake dhe Tiger Woods

Tiger Woods ka njoftuar se ai dhe Justin Timberlake po bashkëpunojnë për të ndihmuar të prekurit nga Uragani Dorian që goditi Bahamas.

Kampioni i golfit shkoi në Twitter se së bashku me këngëtarin po ngrenë një fond për të siguruar ndihma për banorët e prekur nga stuhia 'përbindësh'.

"Një një besimtar i fortë i filantropisë dhe punës në ekip, jam entuziast që po bashkëpunoj me mikun tim, Justin Timberlake për të ngritur fondin për Bahamas,"-shkroi fituesi 3 herë i US Open.

Woods shtoi se fondi do ketë për synim mbështetjen në ndihma, rigjenerimin dhe ndërtimin e vendit pas Uraganit Dorian.

Timberlake, Woods dhe partnerët e tyre tashmë janë zotuar se do dhurojnë 6 milionë dollarë.

"Na ndihmoni që këtë 6 milionë dollarë ta shndërrojmë në 12 milion dollarë dhe bashkohuni me përpjekjet tona për të rindërtuar Bahamas,"-shtoi ai.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...