Politika po ndiqet me vëmendje edhe nga disa këngëtarë e këngëtare! Anduena Tahiri, këngëtare e mirënjohur, i del në krah vëllai të saj, Labinotit, që ditë më parë ka ndërruar parti e aderoi në AAK!
Anduena e Labi
Anduena duket se nuk është e përfshirë në politikë por siç shihet indirekt i motivon vajzat dhe gratë që janë pjesë e koalicionit AAK-PSD.
Anduena ka bërë edhe disa foto po ashtu edhe me të vëllain dhe duket se ka ndarë mendjen që kësaj radhe të votojë partinë ku e ka Labin! Interesant apo jo, një pjesë e estradës me politikë.
Në foto shihet një tubim i garave dhe vajzave në Ferizaj, Anduena e frymëzuar si asnjëherë me parë!
Ose, siç thonë në popull: Kur nuk je për vete nuk je për askënd! Anduena është e përkushtuar në muzikë dhe është drejtoreshë e "Amol-it", paksa po ndanë kohë edhe për politikë. Fundja, yjet e estradës, po i japin shije politikës.